Lifestyle

Pekinezi “Wild Thang” fiton konkursin në Kaliforni si ‘qeni më i shëmtuar në botë’

pekinezi wild thang fiton konkursin ne kaliforni si qeni me i shemtuar ne bote
pekinezi wild thang fiton konkursin ne kaliforni si qeni me i shemtuar ne bote

“Wild Thang”, një qen pekinez 8-vjeçar, u kurorëzua si ‘qeni më i shëmtuar në botë’ në konkursin vjetor 50-vjeçar të organizuar gjatë “Panairit Sonoma-Marin 2024” në Petaluma, Kaliforni.

Fituesi nga Coos Bay, Oregon, kishte konkurruar pesë herë më parë, por kjo ishte fitorja e tij e parë.

Pamja e tij e çuditshme – është për shkak të një sëmundjeje – që e goditi kur ishte vetëm 10 javëshe, e cila bllokoi rritjen e dhëmbëve dhe i shkaktoi një çrregullim muskulor në këmbë.

“Wild Thang” dhe pronarja e tij Ann Lewis do të marrin një çek prej 5 000 dollarësh dhe do të jenë të ftuar në “The Today Show” në NBC.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts