Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj deklaroi se pensionet janë të ulëta në mbi 30 vjet demokraci.
Nunaj tha se arsyeja kryesore se përse pensionet janë të ulëta nuk është informaliteti, por korrupsioni i lartë dhe emigracioni.
Sa i përket informalitetit, Nunaj deklaroi se ky është një problem që duhet ta zgjidhte vetë shteti.
“Pensionet janë të ulëta në mbi 30 vjet. Edhe biznesi duhet të jetë i zëshëm. Informaliteti është prezent, por e thënë nga një drejtues shteti është paksa absurde, sepse është shteti që duhet të ulë informalitetin.
Informaliteti është arsye dytësore për mendimin tim. Arsyeja kryesore janë korrupsioni, keqmenaxhimi i fondeve. Një tjetër arsye është edhe emigracioni”, tha ajo në emisionin “Open” në News24.