Sport

Përgatitjet anti-Spanjë, Sylvinho kërkon përqëndrim, Shqipëria vijon me stërvitjet

pergatitjet anti spanje sylvinho kerkon perqendrim shqiperia vijon me stervitjet
pergatitjet anti spanje sylvinho kerkon perqendrim shqiperia vijon me stervitjet

Shqipëria vijon përgatitjet në prag të ndeshjes së fundit të grupeve në Euro 2024, atë ndaj Spanjës. Kuqezinjtë janë stërvitur sot nën drejtimin e trajnerit Sylvinho, me gjendjen e lojtarëve që është mjaft optimale.

Për momentin nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim, i vetmi shqetësim në kampin kuqezi është nisja e hetimit nga UEFA për Mirlind Dakun, pas atyre koreve pas ndeshjes me Kroacinë. Tekniku Sylvinho ka kërkuar nga skuadra fokusim, si e vetmja mënyrë për t’u përballur me një rival si ai spanjoll.

Teksa jemi 3 ditë para sfidës ndaj iberikëve, është ende herët për të folur për formacionin apo ndryshimet e mundshme. Një gjë është e sigurtë, në fushë do të zbresin futbollistët me gjendjen më të mirë të mundshme. Shqipëria me 1 pikë të grumbulluar synon suksesin ndaj Spanjës për t’u kualifikuar tutje, ndërsa në krahun tjetër, ekipi i De La Fuentes luan të hënën si një skuadër e kualifikuar.

[embedded content]

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts