Shqipëria nuk ka kohë për të humbur. Kuqezinjtë duhet të fillojnë shpejt përgatitjet për Euro 2024, ndaj mënyra më e mirë është ajo e miqësoreve. Deri më tani është konfirmuar testi ndaj Suedisë me 25 mars, ndërsa mbetet për t’u parë rivali i dytë. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka bërë me dije se është afër mbyllja e marrëveshjes me Kilin.
“Në fakt nuk kemi firmosur zyrtarisht por jemi pothuajse në përfundim të saj, për një miqësore kundër Kilit në Bolonja me 21 mars. Pastaj do të shkojmë për të luajtur ndaj Suedisë. Edhe pse Suedia luan në Grupin C, meriton të jetë në A. Ka momente “jo”, kualifikueset e kaluara për Suedinë nuk kanë qenë në momentin më të mirë. Akoma nuk kemi firmosur marrëveshjen por jemi thuajse dakord për Kilin”, tha Duka.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co