Shqiperia

Plagosja me armë në Shkodër, flet drejtori i Policisë: Po sekuestrohen kamerat e sigurisë dhe do të merret në pyetje i plagosuri

plagosja me arme ne shkoder flet drejtori i policise po sekuestrohen kamerat e sigurise dhe do te merret ne pyetje i plagosuri
plagosja me arme ne shkoder flet drejtori i policise po sekuestrohen kamerat e sigurise dhe do te merret ne pyetje i plagosuri

Drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj, tha se po zhvillohen hetime intensive për të zbardhur plagosjen me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin verior.

Ai tha se po sekuestrohen kamerat e sigurisë dhe pritet të merret në pyetje i plagosuri.  “Në orën 17:50 këtu në lagjen “Xhabiej” është qëlluar me armë zjarri shtetasi Selami Brahimi i cili është plagosur lehtë dhe është duke marrë mjekim në spitalin e Shkodrës. Është formuar grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

[embedded content]

Janë duke u marrë kamerat e sigurisë si dhe po pyeten dëshmitarët okular që kanë dijeni për ngjarjen. Ndërkohë do të intervistohet i dëmtuari. Sa i përket shkaqeve po punohet nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave. Jemi duke punuar intesivisht për ta zbardhur dhe sigurojmë qytetarët se policia vendore e Shkodrës ka të gjitha kapacitetet për të zbardhur ngjarje të tilla”, u shpreh drejtori Sulaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts