Shqiperia

Përjashtimi i 19 deputetëve të PD/ “Qeverinë e kanë lënë nervat”, Gjekmarkaj: Vendim i pahijshëm! Opozita të gjejë mjete komunikimi në Kuvend

perjashtimi i 19 deputeteve te pd qeverine e kane lene nervat gjekmarkaj vendim i pahijshem opozita te gjeje mjete komunikimi ne kuvend

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj e quan një vendim të pazakontë përjashtimin nga kuvendi për disa ditë të 19 kolegëve të tij të opozitës.

Duke folur në News24, ai thotë se kjo tregon se qeverinë ‘e kanë lënë nervat’, pasi ky është një vendim i marrë në nxitim, dhe i pahijshëm.

“E pazakontë të përjashtosh 19 deputetë njëherësh, që nuk kanë bërë asgjë të jashtëligjshme…situatë tragjikomike që tregon se në një farë mënyrë qeverinë dhe kryeministrin po i lëshojnë pak nervat. Të shkosh drejt një ndëshkimi të tillë, është e pahijshme”, tha ai.

Gjekmarkaj thotë se nuk mund të thotë që nuk është dakord me bllokimin e foltores dhe punës në Kuvend, por shton se mendon që opozita duhet të gjejë elementë komunikimi në Kuvend.

“Të gjenden mënyra që fjala të rikthehet si instrument komunikimi. Kauza është e drejtë, protesta e kolegëve është e drejtë dhe unë vazhdoj ta mbështes. Nuk jemi për të qenë garniturë qeverisë, për t’i shkelur syrin asaj, për t’i hedhur ujë sa herë ndizen ‘flaka’ e protestave. Pa u shndërruar në opozitë ‘fake’ ne mund të gjejmë mundësi që të ndërrojmë këto tema në diskurs dhe debat”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts