Lifestyle

Përmbytet nga shiu shtëpia luksoze e Drake në Kanada(Pamjet)

permbytet nga shiu shtepia luksoze e drake ne kanadapamjet
permbytet nga shiu shtepia luksoze e drake ne kanadapamjet

Reperi kanadez, Drake, (37-vjeçar) ka postuar në Instagram një video të përmbytjes në rezidencën e tij.

“Më mirë të jetë një Espresso Martini”, shkroi ai krahas një videoje të shtëpisë së tij, duke u përmbytur gjatë stuhive të shiut në Kanada. Në video, një person i paidentifikuar përpiqet të mbyllë derën ndërsa uji rrjedh nëpër të dhe grumbullohet në dhomë.

Në një moment reperi mban në dorë një fshesë me të cilën ka tentuar të pastrojë pak ujin. Edhe pse reperi nuk ka treguar se në cilin lokacion ndodhet, vendlindja e tij ditëve të fundit po përjeton kushte të rënda atmosferike dhe vërshime.

Mjedisi i Kanadasë ka lëshuar një paralajmërim për reshje të dendura për Toronton. Njoftimi vjen pasi përmbytjet e fundit goditën metronë e qytetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts