Bota

Përpjekjet për armëpushim në Gaza, Antony Blinken zbarkon në Arabinë Saudite

perpjekjet per armepushim ne gaza antony blinken zbarkon ne arabine saudite
perpjekjet per armepushim ne gaza antony blinken zbarkon ne arabine saudite

Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken nisi një mision në Lindjen e Mesme të mërkurën pasi shfaqjes së tensioneve në marrëdhëniet midis administratës së Presidentit Joe Biden dhe qeverisë së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Blinken zbarkoi në Jeddah të Arabisë Saudite të mërkurën dhe do të jetë në Kajro të enjten për të biseduar me liderët rajonalë rreth përpjekjeve për të siguruar një armëpushim. Në Arabinë Saudite, ai pritet të takohet me princin e kurorës në pushtet, Mohammed bin Salman.

Turi në Lindjen e Mesme vjen ndërkohë që në Gaza u shuan shpresat për një armëpushim në luftën gati gjashtëmujore në kohën e Ramazanit javën e kaluar, banorët e qytetit të Gazës në veri përjetuan luftimet më intensive për muaj të tërë rreth spitalit Al Shifa.

Izraeli pretendoi se kishte vrarë 90 persona të armatosur në një betejë që po zhvillohej atje për të tretën ditë. Hamasi mohoi se luftëtarët ishin të pranishëm dhe tha se të vrarët në spital ishin civilë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts