Sport

Pioli, është ende “zjarr”, largohen hijet e “divorcit”, gati një “dhuratë e çmuar (FOTO)

pioli eshte ende zjarr largohen hijet e divorcit gati nje dhurate e cmuar foto

Stefano Pioli as që ka ndërmend të largohet nga Milan, është i fiksuar pas “djallit”. Dëshira e tij është të qëndrojë në krye të kuqezinjve, por sigurisht për të realizuar këtë qëllim i duhet edhe një sforco e fundit, të blindojë vendin e dytë në Serie A dhe t’i shkojnë deri në fund Europa League. Pak kohë më parë largimi i tij në fund të këtij sezoni ishte i sigurt, por balancat kanë ndryshuar së fundmi, Pioli po fiton gjithnjë e më shumë kuota për t’u konfirmuar.

Pioli
Pioli

Sipas Tuttosport, lidhja e tij me lojtarët dhe me stafin drejtues është ende shumë e fortë. Edhe drejtuesit e klubit synojnë të vijojnë me Piolin, por pa rinovuar, kontrata aktuale e Piolit skadon në 2025. Ky pakt duket i përshtatshëm për të dy palët, pra Pioli dhe drejtuesit mund të projektojnë të qetë sezonin e ri.

La Gazzetta
La Gazzetta

Dhurata e parë për Piolin pritet të jetë Zirkzze. Sipas La Gazzetta dello Sport, holandezi i ka thënë “Po” Milanit, ndërsa për Bologna-n do të shkojnë 50 milionë euro, plus kartonin e Saelemaekers.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts