“PL program prej 5 pikash kundër shpopullimit të vendit”, Milo: Çfarë përfshin

pl program prej 5 pikash kunder shpopullimit te vendit milo cfare perfshin
pl program prej 5 pikash kunder shpopullimit te vendit milo cfare perfshin

Sekretari për çështjet ekonomike dhe financat në Partinë e Lirisë, Petraq Milo, tha se partia e tij ka programin e saj prej 5 pikash, si 5 prioritet kryesore të vendit. Sipas tij, ky program ndalon shpopullimin e vendit duke përfshirë rritjen e pagave dhe pensioneve.

Reagimi i plotë:

Partia e Lirisë ka shpallur programin e saj prej 5 pikash, si 5 prioritet kryesore të vendit, duke nisur nga prioriteti i parë dhe madhor, ai i ndalimit të shpopullimit të vendit, dhe duke vazhdura me prioritetin po aq të rëndësishëm, siç është rritja e pagave dhe pensioneve. Ky është prioritet i Partisë së Lirisë, duke u nisur nga  fakti, që qeveria aktuale, nuk e bëri gjithë përfshirëse, apo përfituese rritjen ekonomike, gjatë 10 viteve të qeverisë së saj.

Vetëm po të krahasojmë disa periudha qeverisje, do të shikojmë se ky është një fakt I padiskutueshëm, që kjo qeveri nuk ka pasur as vëmendjen për të bërë rritjen ekonomike gjithë përfshirëse.

Mjafton periudha në vitin 2001-2005, rritja ekonomike ka rezultuar 11% në vit, mesatarisht nominale, por rritja e pagave ka shkuar në 14% në vit. Pra, ka pasur një rritje të pagave më të lartë, se rritja ekonomike.

Rritja ekonomike, e pagave dhe pensioneve ne periudhen 2005-2013

I njëjti trend, ka vazhduar në vitin 2005-20013.

Në vlere nominale rritja ekonomike ka qenë në vlerën 8.48% mesatarisht në vit, ndërsa rritja e pagave të administratës dhe sektorit shtetëror, ka qenë rreth 12% në vit.

Po aq dhe e rëndësishme dhe e lartë, ka qenë rritja e pensioneve. Duke filluar nga rritja e pensioneve në qytet, duke filluar me 8.5% mesatarisht në vit, duke vazhduar me pensionet e fshatit me 20.5% mesatarisht në vit.

Ndërsa në periudhën 2013-2023 shikojmë një ndryshim rrënjësor. Qeveria nuk e ka bërë rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse.

Rritja ekonomike në këtë 10-vjeçar, mesatarisht ka qenë 7.2 përqind, kur ndërkohë rritja e pagave ka qenë 5.7%, ndërsa rritja e pensioneve ka qenë shumë herë më e ulët.

Rritja e pensioneve të pleqësisë në qytet ka qenë 3% mesatarisht në vit me vlerë nominale, ndërsa rritja e pensioneve në fshat ka qenë 4.8%.

Atëherë pyetja dhe propaganda e qeverisë së Rilindjes, për rritje të lartë të ekonomisë dhe lulëzimin e ekonomisë shqiptare, rezulton në fakt se rritja ekonomike ka qenë shumë herë më e ulët.

Por, ajo që është më e rëndësishme është se rritja e pagave dhe rritja e pensioneve, nuk ka ndjekur të njëjtin trend rritje si qeveritë e mëparshme, përkundrazi rritja e pagave dhe pensioneve ka qenë shumë herë më e ulët, se rritja ekonomike.

Pyetja që shtrohet! Pse kjo qeveri, ka pasur të metat e saj, por ka arritur në çdo lloj qeverisje, të rrisë pagat dhe të bëjë gjithëpërfshirëse rritjen ekonomike, për të evituar të gjithë, si punonjësit e administratës, po ashtu dhe pensionistët.

Pyetja që shtohet është e tillë. Përse kemi arritur që qeveria të mos të rrisë pagat? Pse qeveria, nuk ka arritur të rrisë pensionet me të njëjtin ritëm, apo të paktën të rrisë pensionet dhe pagat, me ritmin e rritjes ekonomike?

Përkundrazi, po të kishte mbajtur ritmin e rritjes së pagave dhe pensioneve, si qeveritë e mëparshme, pagat dhe pensionet do të ishin më të larta se pagat në rajon.

Atëherë, sigurisht që ajo që është më e rëndësishme, që qytetarët duhet të pyesin dhe thonë është, pse ekonomia sipas qeverisë aktuale lulëzon, dhe pensionet dhe pagat janë nga më ulëtat në rajon?

Qeveria sigurisht që ka në dorë rritjen e pagave dhe pensioneve, por pensiontët dhe punonjësit kanë në dorë diçka shumë herë më të madhe.

Me qindra dhe mijëra pensionstë, mbi 590 mijë pensiontë, kanë me votë në dorën e tyre, të votojnë një qeveri e cila do të kujdeset për rritjen e pagave dhe pensione të tyre.

Një qeveri e cila do të jetë e kujdesshme që rritjen ekonomike ta bëjë gjithëpërfshirëse, dhe përfituese për të gjithë.

Dhe pikërisht kjo është në dorën e tyre. Atëherë duhet që ata të zgjedhin një qeveri e cila kujdeset, dhe pikërisht ky është një nga prioritet me kryesore të Partisë së Lirisë, pikërisht rritja e pagave dhe pensioneve.

Jo vetëm sipas indeksimit të inflacionit, por njëkohësisht dhe sipas rritjes ekonomike, për ta bërë atë gjithëpërfshirëse, dhe të prekshme për të gjithë qytetarët dhe pensionistët e këtij vendi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →