Shqiperia

Plagosi me thikë bashkëshorten e vëllait, arrestohet autori i ngjarjes në Dimal

plagosi me thike bashkeshorten e vellait arrestohet autori i ngjarjes ne dimal
plagosi me thike bashkeshorten e vellait arrestohet autori i ngjarjes ne dimal

Një 60-vjeçare është plagosur me thikë paraditen e sotme nga vëllai i bashkëshortit të saj.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Drenovicë të Dimalit, ndërsa policia ka vënë në pranga autorin, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Sakaq, 60-vjeçarja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Sapo janë njoftuar se mesditën e sotme, në një rrugë të fshatit Drenovicë, një shtetas kishte dëmtuar me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e vëllait të tij, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit.

Menjëherë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit M. (M). O., 69 vjeç (shtetas me probleme mendore), i cili kishte dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasen L. O., 60 vjeçe, e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts