Lifestyle

“Prisni dhe një javë”/ Banorja e BBVip2 u zbulon ndjekësve projektin e ri, ata i gjejnë të dashurin

prisni dhe nje jave banorja e bbvip2 u zbulon ndjekesve projektin e ri ata i gjejne te dashurin
prisni dhe nje jave banorja e bbvip2 u zbulon ndjekesve projektin e ri ata i gjejne te dashurin

Mikela Pupa është gati për të nisur një projekt të ri. Në një bisedë virtuale me ndjekësit, ajo u ka treguar se do duhet vetëm një javë që ta shohim të vijë ndryshe.

Nuk bëhet fjalë për radio apo biznes. “Do më shihni në një format krej ndryshe nga çfarë jeni mësuar të më shihni”, thotë Mikela.
Përjashtim bëjnë edhe intervistat sepse ish-banorja e Big Brother VIP vjen në një tjetër rol.

Kjo dalje televizive që po ju thoja nuk do jetë në një intervistë por këtë herë do të jem në rolin e gazetares. Siç s’më keni parë asnjëherë deri më tani.

Dhe duke qenë se ndjekësve nuk u pritej, Mikela postoi edhe një foto duke zbuluar më në fund se për çfarë projekti bëhet fjalë. Veshja që ajo mban nuk ka nevojë për një shpjegim pasi kollarja portokalli me këmishën e zezë tregon se do të jetë pjesë e programit “Piranjat”.

“Dhe 1 javë dhe jemi në transmetim”, shkruan Mikela. Për ju që nuk e dini, Pupa ka përfunduar studimet e larta për Gazetari.

“Prisni dhe një javë”/ Mikela Pupa u zbulon ndjekësve “Prisni dhe një javë”/ Mikela Pupa u zbulon ndjekësve “Prisni dhe një javë”/ Mikela Pupa u zbulon ndjekësve

Por Mikela nuk u ka shpëtuar as pyetjeve për jetën private, madje ndjekësit i zbuluan edhe të dashurin. “Çfarë do bëje ndryshe për një lidhje që mos ta humbisje kurrë?”

Kësaj pyetjeje ajo iu përgjigj me një foto të të dashurit të saj ku duket duke i rënë kitarës, por fytyrën ia kishte mbuluar me një ‘emoji’. “Asgjë ndryshe nga çfarë po bëj tani. Dhe jam shumë e lumtur”, tha Mikela.

Mjaftuan tatuazhet në parakrahun e tij që ta ‘tradhtonin’ dhe ndjekësit të nisnin kërkimet dhe analizat e tyre, prej të cilave rezultoi se i dashuri i bukuroshes është një tatuist.

Ndër të tjera, Mikela tha edhe se “do të shkonte në baby shower-in e Kiarës” nëse do ta ftonte si dhe personazhin që mbështet në Big Brother VIP 3 që është Roza Lati. Kjo e fundit nuk është aspak një emër surprizë pasi dihet miqësia e dy vajzave.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts