Një 60-vjeçare është plagosur me thikë paraditen e sotme nga vëllai i bashkëshortit të saj.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Drenovicë të Dimalit, ndërsa policia ka vënë në pranga autorin, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Sakaq, 60-vjeçarja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Sapo janë njoftuar se mesditën e sotme, në një rrugë të fshatit Drenovicë, një shtetas kishte dëmtuar me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e vëllait të tij, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit.
Menjëherë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit M. (M). O., 69 vjeç (shtetas me probleme mendore), i cili kishte dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasen L. O., 60 vjeçe, e cila është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co