Plas sherri në stërvitjen e Gjermanisë, Rudiger bëhet protagonist në përplasjen me sulmuesin e Borusia Dortmundit

plas sherri ne stervitjen e gjermanise rudiger behet protagonist ne perplasjen me sulmuesin e borusia dortmundit

































GPuT_BnWsAApK_0Real Madrid-Borusia Dormtund me sa duket është zhvendosu edhe në stërvitjen e përfaqësues Gjermane, pak ditë para fillimit të Euro 2024. Stërvitja e organizatorëve të turneut është ndërprerë sot nga një zënkë e papritur mes dy protagonistëve të skuadrave finaliste të Ligës së Kampioneve.

“Bild” bën të ditur se në një moment të stërvitjes, Niklas Fyllkryg i Borusia Dortmund u rrëzua në tokë pas një përplasje me Antonio Rydiger të Real Madrid. Të dy kishin shkëmbyer shpesh goditje të palejuara me njëri-tjetrin në këtë seancë stërvitore, por këtë radhë Fyllkryg reagoi, duke e sharë mbrojtësin.

Ai më pas iu kthyer edhe trajnerit të goditjeve standarte, Mads Butgerait, që t’i binte bilbilit. Sulmuesi më pas shkoi drejt Rydiger dhe të dy filluan të shtyheshin, thuajse duke përfunduar te grushtet, me Sandro Vagner, asistentin e Nagelsman, i cili ndërhyri për t’i ndarë.

Stërvitja u ndërpre për disa minuta, teksa më pas rifilloi pa Rudiger i cili bëri vetëm vrapime me përgatitësin atletik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →