Lifestyle

Plasi sherri në “Ferma VIP”, çfarë ndodhi me Çiljetën dhe Glorian?

plasi sherri ne ferma vip cfare ndodhi me ciljeten dhe glorian
plasi sherri ne ferma vip cfare ndodhi me ciljeten dhe glorian

TIRANE

Dukej se gjithçka shkon në harmoni në fermë, por edhe aty kanë nisur debatet prej disa ditësh. Vetëm se këtë herë, pjesë është bërë Çiljeta, e cila, në fakt është gjithmonë atë ku “shuhet” sherri. Këngëtarja ka ngritur zërin përballë Glorias, e cila e ka ofenduar.

“Çiljeta shan fëmijën e vet, pjellën e vet”,- dëgjohet të thotë Gloria ndërsa i referohet vetes, si fëmija i Çiljetës. Kjo gjë e ka nervozuar Çilin, e cila i ka kërkuar Glorias ta lërë me kaq dhe të mos e zgjatë, sepse është shumë më e vogël se ajo në moshë.

Debati mes vajzave ka nisur për punët e fermës, por Çiljeta nuk ka toleruar që Gloria t’i ngrejë zërin. “Është 20 vite më e vogël se unë”,- thotë këngëtarja.

Në një moment, Çiljeta shprehet se Glorian e njeh që të vogël. Në fakt, kjo nuk është hera e parë që vajzat kanë treguar se njihen prej vitesh jashtë. Madje, Çiljeta ka treguar se si djali i saj Fernando kishte një fiksim me Glorian disa vite më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts