Gabriel Paulista është bashkuar me Atletico Madrid. Mbrojtësi brazilian është larguar 5 muaj përpara përfundimit të kontratës me Valencian dhe do të qëndrojë në Madrid, të paktën deri në qershor.
“Gabriel Paulista është një lojtari i ri i Atlético de Madrid, pasi firmosi deri në fund të sezonit. Mbrojtësi kaloi vizitat mjekësore në Spitalin Universitar Vithas Madrid Arturo Soria dhe më pas nënshkroi kontratën me klubin” – Shkruan klubi.
Paulista ka luajtur 18 ndeshje këtë sezon. 33-vjeçari ka kontribuar më parë për Villareal dhe Arsenal. Transferimi i tij ishte dëshirë e drejtëpërdrejtë e trajnerit të Los Colchoneros, Diego Simeone.
¡Bienvenido! ⭐ pic.twitter.com/1VVjIfEYBm
— Atlético de Madrid (@Atleti) January 31, 2024
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co