Po kalonte rrugën me nënën/ Makina përplas fëmijën 4-vjeçar në Korçë, i mituri përfundon në spital

po kalonte rrugen me nenen makina perplas femijen 4 vjecar ne korce i mituri perfundon ne spital





































Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e djeshme në Korçë, për të cilin policia ka nisur hetimet.

kkk

Një makinë ka përplasur një 4-vjeçar që po kalonte rrugën me nënën e tij. I mituri vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mesditën e djeshme, për një aksident rrugor në lagjen nr. 8, ju informojmë se në përfundim të veprimeve procedurale, Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, për shtetasin E. B., 41 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Me automjetin që drejtonte, 41-vjeçari ka përplasur një 4-vjeçar që po kalonte rrugen, me nënën e tij. I mituri vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →