“Po mendojnë që të mos votojnë në këto zgjedhje”, Obama u bën thirrje burrave me ngjyrë që ta përkrahin Harrisin: Mos nxirrni justifikime

po mendojne qe te mos votojne ne keto zgjedhje obama u ben thirrje burrave me ngjyre qe ta perkrahin harrisin mos nxirrni justifikime
po mendojne qe te mos votojne ne keto zgjedhje obama u ben thirrje burrave me ngjyre qe ta perkrahin harrisin mos nxirrni justifikime

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, e ka kritikuar sërish pasardhësin e tij në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, dhe u ka bërë thirrje burrave me ngjyrë që të përkrahin kandidaten e demokratëve, Kamala Harris, teksa ka bërë fushatë në Pitsburg të Pensilvanisë, njërit prej shteteve të lëkundshme në zgjedhje.

Obama ka thënë se dëshiron t’i flasë “disa të vërteta”, pasi ka dëgjuar raportime në terren se ka më pak entuziazëm për Harrisin, në krahasim me kur ka qenë kandidat vetë, dhe që burrat me ngjyrë po mendojnë që të mos votojnë në këto zgjedhje.

“Një pjesë e imja më bën të mendoj – dhe po u flas burrave direkt – që nuk jeni duke e ndjerë idenë që të keni një grua si presidente, prandaj po dilni me alternativa të tjera dhe arsye të tjera”, ka thënë Obama.

Ish-presidenti ka thënë se taktika e Trumpit për t’i ulur njerëzit, nuk është forca e tij e vërtetë.

“Po e shqyrtoni mundësinë që të rrini larg zgjedhjeve, apo të mbështesni dikë që historikisht ju ka denigruar juve, sepse besoni që ajo është shenjë e forcës, sepse ashtu duhet të jetë një burrë? Duke i ulur gratë? Kjo është e papranueshme”, ka thënë Obama.

Ish-presidenti demokrat ka nisur të vizitojë shtetet që lëkunden në qëndrimet e tyre në këto zgjedhje, teksa kanë mbetur më pak se katër javë deri te dita kryesore e votimit.

Duke folur në Universitetin e Pitsburgut, Obama e ka përshkruar Trumpin si njeri jashtë realitetit, ndërsa Harrisin si “lidere që ka kaluar jetën duke luftuar në emër të njerëzve që kanë nevojë për zë dhe një mundësi”, dhe beson që “Kamala është e përgatitur për këtë punë”.

Obama, i cili e ka përfunduar mandatin tetë vjet më parë, është një prej zërave më me ndikimin në Partinë Demokratike.

Derisa është zgjedhur president, më 2020, edhe Joe Biden e ka pasur atë ndikim te demokratët, mirëpo këtë vit, meqë është duke i dhënë fund mandatit, nuk është përfshirë në fushatë.

Si Harris, ashtu edhe Trump, kanë qenë shumë të zëshëm për të fituar mbështetjen e amerikanëve me ngjyrë.

Një anketë e kryer së fundmi nga agjencia e lajmeve AP dhe Qendra NORC, ka gjetur se shtatë në 10 votues me ngjyrë kanë një qasje në favor të Harrisit, me disa dallime të vogla në mesin e burrave me ngjyrë dhe grave, rreth asaj se si e shohin kandidaten demokrate.

Mendimet e amerikanëve me ngjyrë, lidhur me Trumpin, janë kryesisht negative, sipas anketës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →