Lifestyle

“Po pres me padurim të martën, do bëj tërmet…”, kush po paralajmëron largimin nga “BBV3”?

po pres me padurim te marten do bej termet kush po paralajmeron largimin nga bbv3
po pres me padurim te marten do bej termet kush po paralajmeron largimin nga bbv3

Jetmiri është shprehur se po e pret me padurim mbrëmjen e së martës, për të sqaruar gjithçka gjatë spektaklit.

Teksa ka qenë në oborr duke biseduar me Rozën, banori ka habitur me deklaratën e tij, duke u shprehur se mund të marrë valixhet edhe të largohet por para saj do i sqarojë të gjitha.

Roza: Çfarë po ndodh more?

Jetmiri: T’i sqaroj unë nesër të gjitha. O zot mezi po pres, është e marta ime. Hedh edhe valixhen dhe iki por unë nesër do t’i jap një “bam, bam, bam” që o Zot, tërmet.

Roza: Pse? Për çfarë këndvështrimi e ke fjalën? Nuk flas, besoj se e ke kuptuar që unë nuk e shes muhabetin.

Jetmiri: Për të gjitha këndvështrimet, sepse është një situatë e dalë jashtë kontrollit, e pamenaxhuar dhe ka një paaftësi të madhe.

Roza: Për kë e ke fjalën?

Jetmiri: Nesër do ta dëgjosh. Do pres prime-n e nesër dhe pastaj do shoh.

Roza: Mezi e pres se çfarë do bësh.

Jetmiri: Dhe unë mezi e pres.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts