Po qëndronin 30 m larg rrugës/ Si e përplasi familjen në Prrenjas shoferi i dehur, 24-vjeçares iu ndërprenë ëndrrat në mes

po qendronin 30 m larg rruges si e perplasi familjen ne prrenjas shoferi i dehur 24 vjecares iu nderprene endrrat ne mes

Eneida Pishkashi, 24-vjeçarja nga Librazhdi humbi jetën tragjikisht nga një aksident rrugor në aksin Prrenjas-Qafë Thanë. Në morinë e aksidenteve të shumta rrugore në Shqipëri, Eneida është viktima më e pafajshme.

Ajo dhe 5 anëtarët e tjerë të familjes u përplasën barbarisht nga një automjet që vinte me shpejtësi dhe humbi kontrollin, duke marrë para çfarë i doli. Të shtunën e 13 prillit spitali i Traumës në Tiranë njoftoi se e reja nuk u zgjua nga koma, prej komplikacioneve të rënda shëndetësore ndërroi jetë.

Familjen e saj e pllakosi zia dhe 24-vjeçares në lule të rinisë iu ndërprenë ëndrrat dhe jeta në mes, pabesisht.

Si ndodhi aksidenti tragjik?

Mesdita e 9 prillit do të rezultonte tragjike për një familje 6 anëtarëshe në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë, pasi u përplasën nga një automjet që lëvizte me shpejtësi.

Makina E Aksidentuar2

Makina e familjes Pishkashi e goditur nga shoferi i dehur
Aksidenti Ne Prrenjas 2

Automjeti që drejtonte Jetmir Daci

Për pasojë, 24-vjeçarja Eneida Pishkashi u plagos rëndë dhe përfundoi në koma. Pas 5 ditësh te spitali i Traumës në Tiranë ajo ndërroi jetë.

Shoferi i dehur, Jetmir Daci, që shkaktoi edhe aksidentin e rëndë, u arrestua vetëm pasi e reja humbi jetën pas 5 ditëve në koma dhe jo në momentin kur ndodhi ngjarja.

Sipas policisë, ai ka qenë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, kur më 9 prill ka përplasur në aksin Prrenjas-Qafë Thanë të renë së bashku me 4 familjarë të tjerë të saj. Në testin e bërë nga policia ditën e ngjarjes rezultoi se 44-vjeçari ka qenë i dehur në timon në nivelin 0.40 mg/l të alkoolit në momentin që ka përplasur familjen Pishkashi.

[embedded content]

Mirëpo, me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit, Daci u lirua.

Familja ndodhej 30 metra larg aksit nacional

Familja që u aksidentua po qëndronte në këmbë 30 metra larg aksit nacional, para një servisi dhe po prisnin që makina e tyre të riparohej kur u goditën nga një automjet “Passat” me drejtues Dacin i cili i mori përpara.

Dinamika e aksidentit tregon se drejtuesi i automjetit ka qenë komplet i papërgjegjshëm në timon. Jo vetëm doli nga asfalti, por ka lëvizur plot 30 metra ka frenuar, deri kur goditi familjen.

Kryefamiljari, Artan Pishkashi i cili gjithashtu mbeti i plagosur, ishte emigrant në Greqi dhe në vendlindje ishte kthyer për arsye familjare. Lëndime nga aksidenti morën edhe dy vajzat e vogla të Pishkashit e nëna e tij, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →