Shqiperia

“Po sillni ligje te porositura dhe qepura me porosi për oligarkët”, Salianji: Sazanin e hani me një kafshatë për drekë, Portet…

po sillni ligje te porositura dhe qepura me porosi per oligarket salianji sazanin e hani me nje kafshate per dreke portet
po sillni ligje te porositura dhe qepura me porosi per oligarket salianji sazanin e hani me nje kafshate per dreke portet

Deputeti Ervin Salianji ka postuar sot fjalën nga seanca e djeshme e Kuvendit, ku ka diskutuar në lidhje me projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 33/2021 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”.

Ai u shpreh se ligje të tilla vijnë në Parlament me porozi të oligarkëve.

Salianji nuk la pa prekur edhe çështjen e Sazanit, ku ka një projekt akoma të pamiratuar se baza ushtarake do të kthehet në një resort turisitik nga dhëndri i presidentit Donald Trump.

“Mua si deputet dhe çdo deputeti tjetër që duhet të ruajë dinjitetin, duhet të ndihet pak jo mirë kur voton ligje që duan të sjellin direkt nga aeroporti në Institucionet e Kuvendit drejtuesin e Gardës. Ky ligj dëmton në thelb sistemin e karrierës në Gardë, dëmton burrat dhe gratë që duan të ngjiten në krye të sistemit duke i hapur rrugën me ligj njerëzve që vijnë si influenca personale të oligarkëve në vend. Ju e dini siç e di e gjithë Shqipëria që gardistet dhe drejtuesi i gardës ka dhënë dorëheqjen dhe ka hequr dorë nga dorëheqja disa herë me radhe. Nuk dihet është në punë apo jo.
Ligji bëhet që të zëvendësohet ky drejtor.
Nëse vjen një projekt ligj për të përmirësuar diçka për Gardën, gardisti i thjeshtë, merr 600 mijë lekë, drejtuesi merr 600 mijë euro në ditë. Një njeri që familjarisht merr tendera publikë, qindra mln euro.

Ishulli i Sazanit, qindra vite i paprekur po e hani për drekë, Edi Rama sepse ju nuk di se sa do t’ju mbetet nga dreka. Diskutoni për porte të reja, por cfarë porte keni sot, ja keni dhënë oligarkëve. Aeroportet i keni dhënë me kohë gjithashtu. Rrugët që u bënë nga PD i keni bërë me pagesë”, tha Salianji.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts