“Po të heq një barrë”, Endriku flet për herë të parë për historinë me Sarën

po te heq nje barre endriku flet per here te pare per historine me saren
po te heq nje barre endriku flet per here te pare per historine me saren

Endriku dhe Sara kanë biseduar për herë të parë vetëm për vetëm për raportin e tyre jashtë dhe tani brenda shtëpisë. Pas hyrjes së këngëtarit në “Big Brother VIP3”, Sara “përveshi mëngët”, por sot Endriku ia bëri të qartë qëndrimin e tij.

Endrik: Nëse ti ke evoluar ashtu siç unë mendoj dhe je ajo vajza e zgjuar, që unë mbaj mend, ti e kupton shumë mirë që unë jam futur më mbrapa.

Sara: Nuk mendoj që je futur për mua…

Endrik: Jo, jo, duro, nuk po e them këtë as unë. Kur Shqipëria është kaq e vogël, njerëzit e dinë, njerëzit flasin, dhe unë doja ta bëja të qartë që “po, ne kemi pasur një histori, por ka qenë vetëm ajo, kaq”. Këtu unë po tregohem i sinqertë për veten time dhe gjithashtu po të heq një barrë, sepse ti e di shumë mirë që ajo gjëja do të dilte këtu, sepse ty të njeh dikush tjetër dhe mua më njeh dikush tjetër, por ka njerëz që na njohin të dyve dhe historia jonë është bërë videoklip.

Sara: Do të isha një copë guri dhe akulli nëse s’do të isha në siklet, do të isha shumë hipokrite,

Endriku: Të dy jemi njerëz komplet të tjerë, për 10 vite ndodhin miliona gjëra

Sara: Uroj që të jesh njeri tjetër tashmë

Endriku: Po kjo? S’po ta kthej

Sara: Mos ma kthe, mesa të njoh unë do ma kishe kthyer

Endriku: S’po ta kthej, po e bëjmë për lojë, jo gjëra personale. Kjo është diçka që ka ndodhur më parë unë të respektoj për njeriun që je, unë e respektoj edhe të shkuarën time

Sara: Po s’ke pse të mos e respektosh

Endriku: Unë jam shumë i lumtur për ju të dy, të jeni me të vërtetë ju, ta shijoni ju në maksimum, prandaj ju votova ju, se e pashë që e donit që të dy, unë jam pro dashurisë, pro festës, mos i merr kaq shumë personale.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →