Policia turke arrestoi 72 anëtarë të dyshuar të grupit të Shtetit Islamik (ISIS) në disa operacione mbarëkombëtare, tha ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya.
Operacionet u kryen në 13 provinca, përkahësisht në Ankara, Adana, Antalia, Corum, Elazig, Gaziantep, Hatay, Stamboll, Kirkkale, Kilis, Mersin, Sanliurfa dhe Trabzon, tha ministri turk në X, dikur Twitter.
Ai tha se u sekuestruan një sasi e madhe valutë, lira turke dhe shume pajisje dixhitale.
Qeveria turke e cilësoi ISIS si një organizatë terroriste në vitin 2013. Polica ka kryer rregullisht operacionet kundër terrorizmit në të gjithë vendin.
(A.A/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co