Prag Spanjë – Kroaci, statistikat flasin për dominimin e “La Roja-s” përballë kroatëve

prag spanje kroaci statistikat flasin per dominimin e la roja s perballe kroateve
prag spanje kroaci statistikat flasin per dominimin e la roja s perballe kroateve

Spanja dhe Kroacia, janë dy skuadrat e tjera pjesë të Grupit B, aty ku merr pjesë edhe kombëtarja jonë së bashku me Italinë. Padyshim ky është grupi më i fortë, me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë, që shikohen si favoritë, për të kaluar në fazën tjetër. Po si kanë përfunduar, sfidat e mëparshme mes këtyre dy kombëtareve?

Gjithsesj Spanja dhe Kroacia janë përballur 10 herë me njëra tjetrin. Kombëtarja e “La Roja-s” ka një avantazh të dukshëm, në sifdat direkte, pasi ka mundur të fitojë 6 herë, të humbasë 3 herë dhe vetëm 1 sfidë ta mbyllë në barazim.
Sfida e fundit mes këtyre dy kombëtareve përfundoi me kualifikimin e Spanjës, në sfidën e vlefshme për UEFA Nations League, ku spanjollët u treguan më të saktë në serine e gjuajtjeve nga 11 metërshat.

Gjithsesi kjo e sotmja, pritet të jetë një sfidë shumë interesante, duke ditur se për kroatët ky do të jetë evropiani i fundit për shumë nga “yjet” e saj, ndërkohë që Spanja ka një grup të rinj, por shumë të talentuar futbollistësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →