Aktori me famë botërore Donald Sutherland, i njohur për rolet në, “Klute” dhe “The Hunger Games”, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 88-vjeçare.
Sutherland vdiq të enjten në Miami pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje.
“Me zemër të rëndë, ju them se babai im, Donald Sutherland, ka ndërruar jetë”, shkroi Kiefer Sutherland, djali i Donald Sutherland, në një postim në Instagram të enjten. “Unë personalisht mendoj se është një nga aktorët më të rëndësishëm në historinë e filmit. Asnjëherë i trembur nga një rol, i mirë, i keq apo i shëmtuar”, u shpreh ai.
I njohur për intensitetin e tij në ekran, Sutherland fitoi një Emmy për rolin e tij si një zyrtar sovjetik në filmin “Citizen X”, si dhe dy Golden Globes. Karriera e tij zgjati më shumë se 50 vjet dhe përfshiu 140 tituj filmash, duke përfshirë rolet e fundit në serinë e kufizuar “Trust” dhe “The Undoing”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co