Bota

Prerja masive e pemëve ngre alarm në Francë, autoritetet paralajmërojnë për katastrofë ekologjike

prerja masive e pemeve ngre alarm ne france autoritetet paralajmerojne per katastrofe ekologjike
prerja masive e pemeve ngre alarm ne france autoritetet paralajmerojne per katastrofe ekologjike

Autoritetet në Francë kanë nisur hetimet pasi pyjet e vendit janë kthyer në shënjestër për persona ende të paidentifikuar të cilët po presin pemët duke shkaktuar atë që vendi e cilëson si katastrofë ekologjike.

Vjedhja e lëndës drusore është një biznes fitimprurës në Francë, ndërsa raportohet se një pyll që ekzistonte vetëm pak muaj më parë është zhdukur pothuajse plotësisht.

Në Septeuil, që ndodhet në departamentin Yvelines, autoritetet kanë hetuar për vjedhjen e drurit për më shumë se një vit.

“Lloji i pemëve që janë prerë janë lisat e shëndetshëm”, thekson Gabriel Ducrest, drejtues i autoriteteve në departamentin e Mantes-la-Jolie.
Druri me cilësi të mirë nga lisat e mëdhenj në zonat e mbrojtura është shumë fitimprurës për hajdutët.

“Po flasim për një humbje prej disa qindra mijëra eurosh nga dhjetëra parcelat e tokës që kanë rënë viktimë e kësaj prerje abuzive”, shpjegoi Ducrest.

Autoritetet dyshojnë se pas vjedhjes qëndron një kompani lokale e prerjes së pyjeve, e punësuar ligjërisht për prerjen e pemëve në një truall. Kompania ka prerë dukshëm më shumë pemë sesa ishte planifikuar fillimisht, duke tejkaluar kufijtë e zonës së autorizuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts