“Presidencialet” në Rusi/ Analiza: Zgjedhjet nuk ishin të lira dhe të drejta! Kundërshtarët e Putinit nuk kishim asnjë shans

presidencialet ne rusi analiza zgjedhjet nuk ishin te lira dhe te drejta kundershtaret e putinit nuk kishim asnje shans
presidencialet ne rusi analiza zgjedhjet nuk ishin te lira dhe te drejta kundershtaret e putinit nuk kishim asnje shans

Rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Rusi ishte i pritshëm. Putin do të jetë sërish presidenti i Rusisë edhe për gjashtë vjet të tjera. Njerëzit nuk kishin alternativë, zgjedhjet nuk ishin as të drejta e as të lira.

Në televizionin rus, interpretimi i zgjedhjeve ishte i qartë: Shoqëria ruse bashkohet rreth presidentit Putin. Këtë e thanë si moderatorët në televizionet ruse ashtu edhe tre politikanët konkurres pa asnjë shans për fitoren, të cilët ndodheshin të shkruar si emra në fletët e votimit. Me më shumë patetikë u shpreh kandidati i Partisë Komuniste, Nikolai Charitonov. “Populli është sot më i bashkuar se kurrë më parë dhe beson në fitoren tonë prandaj edhe konsolidimi rreth presidentit Putin” , tha Charitonov. “Në kufijtë e vendit tonë vdesin njerëz. Shpresa është e madhe dhe Partia Komuniste me presidentin në fuqi bën gjithçka që të fitojë mbi fashizmin në Ukrainë.”

Putin bën thirrje për bashkim

Presidenti rus, Vladimir Putin arriti një rezutat me më shumë se 87% të votave, sipas Komisionit Zgjedhor. Në mbrëmjen e vonë të dielën ai doli para kamerave dhe u përbetua edhe njëherë për unitetin e vendit. “Para nesh qëndrojnë detyra të mëdha. Por nëse ne qëndrojmë të bashkuar, besoj se këtë e kanë kuptuar të gjithë, atëherë nuk mund dhe nuk do të na frikësojë dhe shtypë askush. Kjo nuk ka ndodhur kurrë, nuk ndodh dhe nuk do të ndodhë. Të gjitha planet tona madhështore do të realizohen pa dyshim dhe qëllimet do të arrihen patjetër.”

Autoritetet bënë fjalë për një pjesëmarrje 74% në zgjedhjet presidenciale, më e larta e shënuar ndonjëherë në historinë ruse. Kremlini ka akuzuar perëndimin për përzierje nga jashtë në këto zgjedhje, drejtpërdrejt Ukrainën dhe SHBA për sulme kibernetike. Me gjasë që nga fillimi i vitit ka pasur më shumë se 8 milionë sulme kibernetike kundër faqeve të Komisionit Zgjedhor rus. Sipas palës ruse nuk pati pengime serioze të zgjedhjeve.

Vëzhguesit e pavarur rusë të organizatës “Golos”, sipas të dhënave të veta kanë regjistruar 1600 parregullsi në zgjedhje. Në zonat ukrainase u zhvilluan po ashtu zgjedhje, një votim që konsiderohet në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Ende pa u mbyllur qendrat e fundit zgjedhore u bënë të ditura rezultatet e para. Pikërisht nga një rajon në lindje të Ukrainës, nga zona e pushtuar Donjeck u njoftua, se 95% e qytetarëve aty kanë votuar për presidentin Putin./DW

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →