Bota Shqiperia

Presidenti i përkohshëm sirian i kërkon Rusisë ekstradimin e Bashar al-Asad: Duhet të gjykohet për krime kundër popullit











































Për herë të parë që nga rënia e regjimit të Bashar al-Assad në Siri, një delegacion rus u takua me presidentin e përkohshëm al-Sharaa në Damask.

skynews-bashar-al-assad-syria_6157021

Moska, për të cilën Assad ishte për dekada aleati i saj më i fortë në rajon, braktisi dy bazat e saj më të mëdha në vend, pasi kishte evakuuar personelin, ndërsa la vetëm një pjesë të sistemeve të saj të armëve.

Njoftimet zyrtare për përmbajtjen e takimit nuk janë bërë ende të ditura, por agjencitë ndërkombëtare, duke cituar burime ruse dhe siriane, theksojnë se presidenti i përkohshëm i Sirisë, i kërkoi Moskës të kthehet në bazat e saj, duke nënvizuar se ajo mbetet aleate dhe partnere.

Al-Sharaa, sipas të njëjtave burime, duket se ka kërkuar ekstradimin e Bashar Al-Assad në Damask, në mënyrë që të gjykohet për krime kundër popullit sirian.

Ende nuk ka asnjë reagim nga Moska lidhur me këto pretendime, ndërsa analistët nënvizojnë se të dyja kërkesat siriane janë jashtëzakonisht të vështira për t’u përmbushur në këtë fazë.

Rusia është në pritje të lëvizjeve të presidentit të ri amerikan për të hartuar strategjinë e saj të re me Izraelin, por të dhënat janë kundër vendosjes sërish të forcave të forta ruse në Siri.

I pyetur për të konfirmuar nëse Rusisë i ishte kërkuar të kthejë Assadin dhe të paguajë kompensim, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov nuk pranoi të komentojë, shkruan Reuters.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

Similar Posts