Presioni ndihet në ajër, Partizani izolohet para derbit

presioni ndihet ne ajer partizani izolohet para derbit
presioni ndihet ne ajer partizani izolohet para derbit

Prej dy ditësh te Partizani kanë nisur përgatitjet për derbin e së shtunës kundër Dinamos, shumë vendimtar për objektivat e skuadrës në sezonin e rregullt. Humbja me Egnatian dhe fakti që nuk fiton prej katër ndeshjesh ka krijuar stres te të gjithë dhe beteja me Dinamon përmban edhe një sasi të madhe presioni.

Gjatë kësaj jave stafi teknik dhe drejtuesit e klubit kanë ndërmarrë veprimin për të zhvilluar të gjitha stërvitjet me dyer të mbyllura, pa praninë e njerëzve jashtë klubit, aq më shumë të mediave. Nuk dihet sesa frytdhënëse do të jetë për lojtarët dhe stafin, por kjo masë tregon edhe gjendjen aspak të mirë që mbizotëron në ambientin e kuq pas këtyre rezultateve të fundit. Sa i përket dëmtimeve, Shehi i ka të gjithë në dispozicion, përveç Altin Bytyçit, i cili duket gjithnjë e më pranë rikthimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →