Princ Harry flet për herë të parë pas takimit me të atin, mbretin Charles: Sëmundja e tij mund të na pajtojë

princ harry flet per here te pare pas takimit me te atin mbretin charles semundja e tij mund te na pajtoje
princ harry flet per here te pare pas takimit me te atin mbretin charles semundja e tij mund te na pajtoje

SHBA

Princi Harry ka thyer heshtjen pas vizitës me tw atin, Charles III, i cili vuan nga kanceri. Në një intervistë për “Good Morning America”, princi, u shpreh se e do familjen e tij dhe mendon se rastet e sëmundjeve i bashkojnë familjet.

Dëgjo, e dua familjen time”, tha duka i Sussex përballë moderatorit Will Reeve. “Fakti që pata mundësinë të hipja në atë avion dhe të shkoja ta shihja e të kaloja kohë me të, më bën të ndihem shumë mirënjohës”.

Reeve pyeti princin nëse diagnostikimi i Charles me kancer mund të jetë një shtysë që të sjellë pajtimin e familjes mbretërore dhe Harry u përgjigj: “Sigurisht! Po, jam i bindur. Mendoj se çdo sëmundje i bashkon familjet”.

Harry shtoi se do ta vizitojë të atin sa më shpesh të mundet. Më 5 shkurt, pallati Buckingham njoftoi se mbreti Charles III vuan nga kanceri.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →