Procesi ndaj ish-anëtarëve të bandës së Durrësit/ Reçi i Korçës dëshmon për njohjen me Luftar Reçin, do jepeshin 100 mijë euro për helmimin e tij

procesi ndaj ish anetareve te bandes se durresit reci i korces deshmon per njohjen me luftar recin do jepeshin 100 mije euro per helmimin e tij
procesi ndaj ish anetareve te bandes se durresit reci i korces deshmon per njohjen me luftar recin do jepeshin 100 mije euro per helmimin e tij

Reçi i Korçës ka dëshmuar në procesin ndaj ish-anëtareve të bandës së Durrësit. Gjatë dëshmisë, ai ka treguar njohjen e tij me Luftar Reçin. “Jam pa punë, jetoj jashtë shtetit dhe punoj punë sezonale në Greqi.

Luftar Reçi nga viti 2017 më ka dërguar letra nga burgu. Në ata kohë komunikoja dhe me gruan e Reëit. Ai më kërkonte lekë dhe unë ia jepja. Nga viti 2017 e deri 2021 i kam dhënë rreth 20 mln lek. Para i kam dhënë edhe bashkëshortes së tij. Më tha më jep lek se kam nevojë se kam fëmijë sëmurë në Maqedoni. Me pas ai komunikonte me letra dhe mbaj mend dhe me telefon. Lekët ja dërgoja nëpërmjet 2 policave të burgut. Jam dënuar 3 vite për korrupsion se kam fol me Luftar Reçin. Nga Ervis Kosova kam dëgjuar se Luftari ka folur gjëra të kota për këto të Durrësit dhe Vlorës. I kam thënë ca janë ato fjalë dhe më ka thënë se mos u merr ti se po merren ato të SPAK-ut”, mësohet të ketë deklaruar ai.

Gentian Goskova dhe Ervis Kosova janë dënuar nga GJKKO për “Korrupsion aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit”, kryer në bashkëpunim”. Ata akuzohen se kanë tentuar të manipulojnë dëshminë e të penduarit të drejtësisë, Luftar Reçi në procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe disa personazheve të tjera të njohur të botës së krimit.

Nga hetimet e kryera nga SPAK, Goskova dhe Kosova mbanin kontakte me një punonjës të burgut të Drenovës në Korçë, aty ku po kryen dënimin bashkëpunëtori i drejtësisë dhe nëpërmjet të cilit janë përpjekur për të manipuluar dhe siguruar deklarime të rreme nga Luftar Reçi.

Nga hetimet e kryera nga prokurori Altin Dumani, nëse Reçi nuk tërhiqte dëshminë kundrejt pagesës, atëherë ai do të helmohej nga gardianët e burgut nëpërmjet ushqimit. Eliminimi i Reçit sipas SPAK do të kryhej me agjentë helmues që do të futeshin nga jashtë burgut nëpërmjet një polici, kundrejt shpërblimit prej 100 mijë Eurosh, plan ky që dështoi pasi polici që do të përfshihej në të u bë bashkëpunëtor i drejtësisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →