Bota

Rusi, shoqëroi nënën e Navalny për të tërhequr trupin, arrestohet avokati

rusi shoqeroi nenen e navalny per te terhequr trupin arrestohet avokati
rusi shoqeroi nenen e navalny per te terhequr trupin arrestohet avokati

Një avokat që përfaqësonte të ndjerin Alexei Navalny dhe shoqëronte nënën e disidentit rus javën e kaluar kur ajo u bëri thirrje autoriteteve që t’ia dorëzonin trupin e djalit të saj, u arrestua sot në Moskë, njoftuan mediat ruse.

Arrestimi i Vasily Dubkov u raportua nga gazeta Novaya Gazeta Europe dhe agjencia e lajmeve SOTA.

Më herët, një zëdhënëse e rivalit të Putinit tha se ndihmësit e tij nuk kishin mundur të gjenin një vend në Rusi ku njerëzit do të ishin në gjendje t’i bënin nderimet e tyre liderit të opozitës, i cili vdiq në burg këtë muaj.

Në një postim në Twitter, Kira Jarmis tha: “Që nga dje ne jemi duke kërkuar një vend ku mund t’i themi lamtumirë Alexeit. Ne vizituam shumicën e shtëpive funerale private dhe publike, objektet tregtare dhe sallonet e funeralit”.

“Disa thonë se hapësira është e zënë, disa mohojnë sa përmendet emri i ‘Navalni’. Diku na është thënë direkt se zyrat e varrimit janë të ndaluar të punojnë me ne”, shtoi ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts