Shqiperia

“Projekt i përbashkët dedikuar fëmijëve të dëshmorëve të Policisë”, ministri Balla vizitë në Mekë, takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Myslimane

projekt i perbashket dedikuar femijeve te deshmoreve te policise ministri balla vizite ne meke takim me sekretarin e pergjithshem te liges boterore myslimane
projekt i perbashket dedikuar femijeve te deshmoreve te policise ministri balla vizite ne meke takim me sekretarin e pergjithshem te liges boterore myslimane

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ndodhet në Mekë, ku ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Myslimane Dr. Mohammad bin Abdulkarim Al-Issa.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balla shprehet se Al-Issa është një zë udhëheqës global i islamit të moderuar, që promovon mirëkuptimin, përkujdesjen dhe bashkëpunimin mes njerëzve kudo në botë.

“Me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Myslimane Dr. Mohammad bin Abdulkarim Al-Issa, një zë udhëheqës global i islamit të moderuar, që promovon mirëkuptimin, përkujdesjen dhe bashkëpunimin mes njerëzve kudo në botë. Mirënjohje për mbështetjen e një projekti të përbashkët dedikuar fëmijëve të dëshmorëve të Policisë së Shtetit”, shkruan Balla, i cili ka ndarë edhe pamjet e takimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts