TIRANË – Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, i kërkon Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla deklarimin të pavlefshëm të votimit në seancën e sotme plenare.
Gazetari Osman Stafa raporton për Balkanweb se në shkresën që mban firmën e Gazment Bardhit, e cila i është derguar per dijeni edhe Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, argumentohet fakti se votimi është kryer në shkelje të kushtetutës, pasi nuk është garantuar kuorumi i nevojshëm.
![Projekt-ligjet kaluan me 68 vota/ Grupi Parlamentar i PD letër Nikollës: Votimi të shpallet i pavlefshëm, mungon kuorumi 2 Kuvendi2](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/03/projekt-ligjet-kaluan-me-68-vota-grupi-parlamentar-i-pd-leter-nikolles-votimi-te-shpallet-i-pavlefshem-mungon-kuorumi.jpg)
![Projekt-ligjet kaluan me 68 vota/ Grupi Parlamentar i PD letër Nikollës: Votimi të shpallet i pavlefshëm, mungon kuorumi 3 Kuvendi3](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/03/projekt-ligjet-kaluan-me-68-vota-grupi-parlamentar-i-pd-leter-nikolles-votimi-te-shpallet-i-pavlefshem-mungon-kuorumi-1.jpg)
![Projekt-ligjet kaluan me 68 vota/ Grupi Parlamentar i PD letër Nikollës: Votimi të shpallet i pavlefshëm, mungon kuorumi 4 Kuvendi4](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/03/projekt-ligjet-kaluan-me-68-vota-grupi-parlamentar-i-pd-leter-nikolles-votimi-te-shpallet-i-pavlefshem-mungon-kuorumi-2.jpg)
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, me 68 vota pro kaluan projektligji për burimet ujore, projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr 93/2015 “për turizmin” të ndryshuar, projektligji për investimet strategjike dhe projektligji për një ndryshim në ligjin për mbrojtjen e konkurrencës të ndryshuar.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co