Projekti për Sazanin, Shabani: Na shiten si brande ndërkombëtare dhe pas qëndrojnë oligarkë lokalë. Shumë vende me resorte të tilla kanë banorë të varfër

projekti per sazanin shabani na shiten si brande nderkombetare dhe pas qendrojne oligarke lokale shume vende me resorte te tilla kane banore te varfer
projekti per sazanin shabani na shiten si brande nderkombetare dhe pas qendrojne oligarke lokale shume vende me resorte te tilla kane banore te varfer

Duke folur për planet e publikuara ditët e fundit në media rreth investimit të Jared Kushner në ishullin e Sazanit, Endrit Shabani, Kryetar i Nisma “Thurje”, theksoi në “Open” në News 24, se shpesh projekte të tilla shiten si brande ndërkombëtare ndërsa pas tij qëndrojnë oligarkë lokalë.

“Në Kuvend vijnë për t’u noterizuar. Mungesa e transparencës tregon që djali i një oligarku apo oligarku sillet si kryeministër. Fillojnë negociojnë projektet, ne na shiten sikur brande ndërkombëtare dhe ndërkohë janë oligarkë lokalë. Tani, nëse është një projekt kaq i mirë, do përfitojë 1 miliardë dollarë investim pse duhet të bërë në fshehtësi totale dhe pse duhet të na e tregojë New York Times. Kur ti bën një gjë të mirë, kjo duhet të ishte diskutuar dhe do të ishte një lloj krenarie e qeverisë. Fakti që e bën fshehtas dhe e pranon vetëm pasi del në mediat ndërkombëtare më bën të ngre disa dyshime për këtë. Na thuhet se ky investim do të përfitojnë qytetarët shqiptarë. Ndoshta edhe mundet.

Edhe në vendet ku ka resorte më luksoze në botë janë vende ku banorët lokalë janë shumë të varfër. Filipine, Maldive, në Meksikë, në Xhamajka janë resortet më luksoze në botë. Asnjë lek nuk mbetet aty. Vijnë paratë, ikin prapë jashtë. Mund të vijnë paratë dhe të mos hyjnë në ekonominë vendase. Mund të ndodhë që punësimet të mos jenë për banorët lokalë. Shpesh punësimi është sezonal. Shumë shtete që pranojnë investime të huaja, i detyrojnë investitorët të lënë para brenda. Mungesa e transparencës na bën të dyshojmë se këtu mund të mos përfitojë asgjë populli shqiptar”, theksoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →