Komisioni i Ligjeve është mbledhur sot, ku po diskutohet në lidhje me çështjen e adresave.
Oerd Bylykbashi ka pyetur ministrin e Brendshëm Taulant Balla për specifikat e projektligjit, dhe sa do të ndikojë kjo në listat zgjedhore.
Kujtojmë se 2025 është një vit zgjedhor ku do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme.
Ministri Balla u shpreh se kjo nuk do të ndikojë aspak në listat e zgjedhësve.
Pjesë nga diskutimi:
Bylykbashi: Çfarë do të ndodhë me adresat aktuale të caktuar shtetasve mbi projektin 2016. Një numër i madh i qytetarëve i kanë raportuar, madje kishte ndëshkime për ata që nuk e deklaronin brenda një afati të caktuar. Çdo të ndodhë me këto adresa?
Projekti i 2016 vlen më? Apo bëhet fjalë vetëm për një plotësim?
Shtetasit do të dijnë adresat ekzakte apo kodin unik?
Balla: Ligji nuk ka asnjë lidhje apo ndërthurje me listat e zgjedhësve.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co