“Protesta jonë, thirrje për socialistët”, Berisha: Rama e kërcënonte Ahmetajn njëlloj si Enver Hoxha armiqtë e tij

protesta jone thirrje per socialistet berisha rama e kercenonte ahmetajn njelloj si enver hoxha armiqte e tij
protesta jone thirrje per socialistet berisha rama e kercenonte ahmetajn njelloj si enver hoxha armiqte e tij

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot para simpatizantëve të tij nga banesa se socialistët duhet të bashkohen me opozitën në protestë pasi dëshmuan se si Arben Ahmetaj tha se Edi Rama e kishte kërcënuar.

Berisha u shpreh se Rama kërcënoi zëvendësin e tij ” me kokë dhe jetë njëlloj si kërcënonte Enver Hoxha në Byronë Politike armiqtë e tij”.

Ai e cilësoi kreun e qeverisë si “asgjë tjetër veçse një padrino, i cili kur kërcënon zëvendësin e tij, ndihmësin, bashkëpunëtorin e tij kryesor, imagjinoni se çfarë mund të bëjë me qytetarët e thjeshtë”.

“Kjo protestë është frymëzim për çdo shqiptar që e ndjen veten të tillë, pa parti, të bindjeve të ndryshme, por që beson se Shqipëria është dheu i tij, dheu i dashur i tij. Se Shqipëria është dhe i bekuar dhe jo tokë e mallkuar siç e ka shndërruar Edi Rama.
Ndaj i ftoj ata të bashkohen në këtë betejë për dinjitet, në këtë betejë për liri, në këtë betejë për Shqipëri, të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë.
Kjo është ora e bashkimit, e bashkimit të shqiptarëve rreth idealeve të tyre patriotike.
Por protesta juaj është frymëzim dhe shpresë për të gjithë ata socialistë, të cilët binden se Rilindja ishte përbindëshi që shkatërroi jo vetëm Shqipërinë, por edhe idealet e tyre, edhe partinë e tyre.
Kjo protestë është shpresë për çdo socialist që beson se partia e tij nuk mund të ketë një zë, një votë, një njeri, Edi Ramën.
Kjo protestë është thirrje, frymëzim për çdo socialist që dëgjoi nga goja e njeriut të dytë më të fuqishëm të partisë së tyre, zëvendëskryeministrit, se si Edi Rama në kryesinë e partisë së tij do t’i përsëriste ekzakt të njëjtën frazë, të njëjtin kërcënim me kokë dhe jetë njëlloj si Enver Hoxha në Byronë Politike, armiqve të tij.
Ndaj dhe socialistë të ndershëm, e keni mision të ngriheni kundër tij.
Se Edi Rama nuk është gjë tjetër veçse një padrino, i cili kur kërcënon zëvendësin e tij, ndihmësin, bashkëpunëtorin e tij kryesor, imagjinoni se çfarë mund të bëjë me ju”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →