Protestat e fermerëve, Polonia kërkon heqjen e lehtësimeve për prodhimet ukrainase nga BE

protestat e fermereve polonia kerkon heqjen e lehtesimeve per prodhimet ukrainase nga be
protestat e fermereve polonia kerkon heqjen e lehtesimeve per prodhimet ukrainase nga be

Varshava dëshiron që BE të heqë rregullat preferenciale të tregtisë që i janë dhënë Kievit pas fillimit të konfliktit me Rusinë, u shpreh sot kryeministri polak Donald Tusk, mes presionit nga protestat mbarëkombëtare të fermerëve.

Tusk tha se në takimet e ardhshme me liderët evropianë – duke përfshirë shefen e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në kongresin e Partisë Popullore Evropiane në Bukuresht – ai do të nxisë ndryshime për të mbrojtur tregjet dhe prodhuesit polakë dhe të BE-së.

“Me ndryshime nënkuptojmë nevojën për t’u kthyer pak a shumë te rregullat që zbatoheshin në tregtinë me Ukrainën dhe vendet e tjera të treta përpara shpërthimit të luftës,” tha ai.

Menjëherë pas fillimit të operacionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, Komisioni Evropian hoqi përkohësisht të gjitha detyrimet dhe kuotat për mallrat ukrainase për një periudhë prej një viti, me qëllim që të lejojë që prodhimet bujqësore të Kievit të dërgohen në tregjet globale.

Megjithatë, pjesa më e madhe e ofertës përfundoi duke u ofruar tregjet e Evropës Lindore dhe duke destabilizuar çmimet.

Në vitin 2023, Brukseli e zgjati masën edhe për një vit, pavarësisht protestave nga fermerët në të gjithë bllokun, të cilët argumentuan se trajtimi preferencial i Ukrainës po krijonte konkurrencë të pandershme dhe po kërcënonte jetesën e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →