Paraqitja e fundit e Kylie Jenner në sfilatën e Jean Paul Gaultier në Paris i ka tronditur fansat, të cilët mendojnë se 26-vjeçarja duket më e vjetër. Duke komentuar në Instagram në një postim të TMZ, përdoruesit pohuan se ajo dukej shumë më e vjetër.
“Njerëzit janë të këqij. Ajo duket e mrekullueshme për 47 vjeç”, ka shkruar dikush.
“Këto janë efektet e fillerave në moshë të re… nuk ia vlen”, shkroi një përdorues tjetër.
“Ajo duket… e moshuar”, tha dikush, ndërsa një tjetër ia ktheu:
“Ajo po, dhe i dashuri i saj duket 15 vjeç, gjë që nuk ndihmon…”
This Kylie Jenner w/o filters today in Paris shes only 26 yo pic.twitter.com/ZNDzjDUVA2
— pizza love (@pizzaloveit) January 24, 2024
Së fundmi, një ekspert i kujdesit të lëkurës, Amish Patel, ka vlerësuar pamjen e fundit të Jenner dhe ka shpjeguar se çfarë e bën atë të dukej më e vjetër. Ai tha për The Mirror: “Mendoj se jemi mësuar aq shumë të shohim të famshëm me ndriçim dhe filtra, saqë duke i parë ata në realitet, si Kylie në këtë shfaqje, do të duken më pak se perfekte. Ndriçimi i fortë nga lart nuk duket bukur mbi askënd dhe detyrimisht krijon hije.”
Ai tha se ndriçimi ishte arsyeja pse u theksuan “linjat hundë-gojë” të Kylie-t dhe prania e disa linjave në mes të faqeve.
Amish shpjegoi më tej: “Kjo mund të jetë për shkak të dehidrimit ose mungesës së gjumit, duke shkaktuar ënjtje nën zonën e syve. Me një orar kaq të ngjeshur, këto mund të jenë arsyet që ajo të ‘duket më e vjetër’ në këtë rast.”
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co