Pse ndodh Liberalizimi i vizave për qytetarët serbë të Kosovës me pasaportë të Serbisë?

pse ndodh liberalizimi i vizave per qytetaret serbe te kosoves me pasaporte te serbise
pse ndodh liberalizimi i vizave per qytetaret serbe te kosoves me pasaporte te serbise

Atëherë kur ndodhi liberalizimi i vizave për Serbinë, dhjetor 2009, 16 mijë qytetarëve serb në Kosovë që posedonin pasaporten e këtij shteti, nuk iu mundësua ky privilegj i lëvizjes së lirë në zonën Schengen. Ndërkohë, në fillim të këtij viti, qytetarët e Kosovës fituan të drejtën për lëvizje të lirë në zonën “Schengen”, ndërsa qytetarët serbë të Kosovës me pasaportë të Serbisë këtë të drejtë e fituan sot.

Si të kuptohet ky proces i segmentuar i procedimit në Parlamentin Evropian?

Shtetësia si status juridik rregullohet me sistem normativ lokal/vendor, dhe po ashtu përmes normave ndërkombëtare që shërbejnë si “vis maior” (fuqi më e lartë juridike) kur bëhet fjalë për relacion në mes shteteve, apo për relacion me organizata ndërkombëtare.

Në traditën ndërkombëtare historikisht njihen dy forma të shtetësisë: “ius sanguinis” dhe “ius solis”. Nocioni “ius sanguinis”, bazuar në të Drejtën Romake përgjithësisht përcjell një parim ligjor ku prejardhja është elementi kryesor në bazë të të cilit statusi i caktuar juridik i atribuohet një personi. Kjo traditë është përcjellë në Europën Kontinentale.

Ndërsa “ius soli”- do të thotë ‘e drejta e tokës’, është e drejta e çdo personi të lindur në territorin e një shteti për shtetësi, e njohur gjithashtu si e drejta e shtetësisë me lindje, që në disa vende anglofone, është një rregull që përcakton kombësinë e një personi bazuar në lindjen e tij në territorin e vendit. Parimi që shtetësia e një personi përcaktohet në bazë të vendit të lindjes. Por kjo çështje nuk rregullohet në të gjitha vendet me automatizëm.

Shumica e vendeve demokratike kanë kaluar nga procedura “ius sanguinis” (e drejta e gjakut/prejardhjes) në “ius soli” (e drejta e tokës). Një shembull konkret është Akti i Kombësisë Gjermane i vitit 2000 që përfaqëson tejkalimin të ligjit të Gjermanisë të vitit 1913, edhe pse ligji i ri nuk shkoi aq larg sa kishte shpresuar dhe planifikuar qeveria Schroder – sepse u ballafaqua me një fushatë masive peticionesh anti-imigruese.

Ligji për shtetësinë e Kosovës rregullon mënyrën e fitimit të shtetësisë me lindje, me origjinë, nga dy apo njëri prind, me adoptim apo natyralizim, por po ashtu rregullon që qytetarët e Kosovës mund të kenë disa shtetësi të tjera, duke e ruajtur shtetësinë e Kosovës.

Me liberalizimin e vizave për Kosovën, shtetasit e Kosovës, posedues të pasaportes me automatizëm mund të shfrytëzojnë lëvizjen e lirë, pa viza, në zonën Schengen.

Kjo kategori e qytetarëve që jeton në Kosovë me posedim të pasaportës së Serbisë, janë shtetas të Kosovës, pra posedojnë pasaportë të Kosovës, apo janë vetëm rezidentë që posedojnë dokument identifikimi (ID)?

Meqë Kosova nuk trajtohet si shtet nga institucionet e BE-së, meqë janë disa shtete që nuk e njohin shtetësinë e saj, vendimet në lidhje me qytetarët e saj janë të segmentuara dhe “pragmatike”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →