Pse po rriten kaq shumë çmimet e apartamenteve në vendin tonë? Ekspertët imobiliarë: Ndodh për shkak të rritjes së lëndës së parë

pse po rriten kaq shume cmimet e apartamenteve ne vendin tone ekspertet imobiliare ndodh per shkak te rritjes se lendes se pare
pse po rriten kaq shume cmimet e apartamenteve ne vendin tone ekspertet imobiliare ndodh per shkak te rritjes se lendes se pare

Rritja e pandalshme e çmimeve të apartamenteve në vendit tonë, e kryesisht në Tiranë, është trajtuar sot në tryezën e emisionin “Open” në News24.

Gjin Gjoka, ekspert Imobiliar, thotë se çmimi i rritjeve ka ndodhur për shkak të rritjes së lëndës së parë.

“Ka shumë faktorë që kanë ndikuar në rritjen e çmimeve. Kemi të bëjmë me rritje të krahut të punës, hekuri, betoni, elektriket, të gjitha kanë pësuar një rritje. Janë rrit themelet, siguracionet. Kryesore është rritja e krahut të punës në pagesa ditore. Për shkak të rritjes së çmimit të lëndës së parë, koha, siguracioni, pra të gjitha këto janë arsye”, tha ai.

Ndërkohë Reinaldo Pipiria, Drejtor Ekzekutiv i NAREA, thotë se pas pandemisë tregu është diktuar nga shitësit, ndërsa shton se rezulton se në vendin tonë, 1 në 4 investime, janë nga të huajt. Ai po ashtu bie dakord me argumentimin e Gjokës.

“Nuk është se ka ndodhur vetëm në vendin tonë. Pas pandemisë ka qenë tregu i shitësit, pra ata kanë diktuar tregun. Pjesa e kërkesës, në statistika del se një pjesë e tregut është e arsyeshme. Në 2023 është e saktësuar që një në katër investime të huaja në Shqipëri vjen për pasuri të paluajtshme. Kryesisht kanë blerë në bregdet”, tha ai.

Por nuk ndan të njëjtin mendim Gentian Kaprata, urbanist, i cili thotë se rritja që ka ndodhur sidomos në 2023, është tejet e lartë dhe skandaloze.

“Kemi rritje çmimi që ka që nga 2005 që vazhdon rritet në mënyrë skandaloze. Kemi rritjen e sipërfaqes së ndërtuar. Çmimet janë aq të lart, ndërkohë që po shkatërrojmë territorit, aq shumë po ndërtojmë. Ndërkohë kemi rënie të popullsisë. Pra e bërë bashkë tregon se ka një problem, që duhet parë. Çmimet rriten sepse tregu imobilareve nuk ka lidhje me ofertë-kërkesa.

Çmimet në Tiranë nga 2005 deri në 2009 janë rritur, deri në 2011 nuk janë lëvizur, deri në 2014 janë rritur por pak, deri në 2016 nuk kanë lëvizur, ndërsa deri në 2023 janë rritur shumë. Në 2008-2011, 2014-2016, janë miratuar dy ligje që kërkonin nga një vit moratorium, në periudhat që çmimi nuk është ndryshuar, nuk është ndërtuar se nuk e lejonte ligji. Sa më shumë mall ka në treg, çmimi ikën në mënyrë të jashtëzakonshme për lart. Ka mjafton për të kuptuar se tregu i pasurive të paluajtshme nuk ka lidhje me kërkesë-ofertën. 2 mln metër katror të ri kemi ndërtuar vetëm këtë vit, e kjo është e tmerrshme”, u shpreh ai.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →