‘Më pëlqen se si gratë e ngrenë veten në piedestal kur dalin me dikë, – thotë Bella. – Në vëmendje nuk është më ajo çfarë mund të bësh ti për këtë njeri, por çfarë mund të bëjë ai njeri për ty.’
Femme fatale, trendi që ka sunduar rrjetet sociale gjatë viteve të fundit, me sa duket ka frymëzuar shumë gra. SheRaSeven dhe TheWizardLiz, janë bërë virale në YouTube dhe TikTok, duke grumbulluar miliona ndjekës. Ato i mësojnë grave se si ta ngrenë nivelin e takimeve , duke rritur standardet, si në aspektin monetar dhe në atë romantik.
Bella, 26 vjeçe, doli në një takim në fund të vitit të kaluar. Pasi u grimua, rregulloi flokët dhe veshi takat, i dërgoi një mesazh: ‘Jam këtu dhe jam gati kurdo që dëshiron të më dërgosh një makinë. Ai ia ktheu: ‘Haha. Çfarë?’
‘Si dreqin u tregua aq i pakujdesshëm? – tha. – I thashë se mendova që do të më dërgoje një makinë për të më marrë, në të kundërt nuk ka gjë. Por, sigurisht që kishte.’
Ajo nuk e priti mirë reagimin e tij dhe mori makinën e saj. Kur u takuan, ai e quajti ‘princeshë’. Pjesa tjetër e takimit nuk shkoi dhe aq mirë. Si përfundim, nuk dolën më.
Mos i argëtoni burrat e këqij, – këshillojnë TikToker-sat. Ato nuk janë trajnere të certifikuara takimesh apo psikologe të licencuara, por bazohen në përvoja personale.
Ato tërheqin shikuesit me vetëbesimin dhe humorin e tyre. Slogani i tyre është: nëse ia di vlerat vetes, duhet të presësh shumë në aspektin monetar, kohor dhe emocional nga një partner potencial.
Frazat si ‘gratë me vlera’, ‘burra ofrues’ dhe ‘hipergami’ janë hagshtags nën videot me komente nga gratë që kanë hequr dorë së prituri për një burrë pa para dhe emocionalisht të padisponueshëm për t’u kthyer mesazhe.
Filozofia është se, shumica (nëse jo të gjithë) burrat janë të zëvendësueshëm, problematikë, dhe kërkojnë shumë energji emocionale nga femrat që janë rritur duke i parë gjërat nga këndvështrimi maskilist. Ata vijnë pas jush. Ti je perëndesha, heroina e udhëtimit tënd emocional.
‘Po menduat se nuk i meritoni disa gjëra, të njëjtën gjë do të mendojnë dhe të tjerët, – thotë TheWizardLiz nga një makine sportive, me syze dielli dhe një pallto. – Njoh gra që llasohen. Njoh gra që janë amvise. E dini si mendojnë? Ato mendojnë se ky është minimumi. Ai duhet t’i mbajë në pëllëmbë të dorës.
Së paku, kjo ideologji është shërim. ‘Është ideale të mendosh se dashuria mjafton, por nga përvoja kam mësuar se për fat të keq, nuk mjafton, – thotë Bella. – Tingëllon keq, por nëse takimi do të më trazojë emocionalisht, të paktën në fund të kem një cantë Chanel.’
E po, të të quajnë peshkuese pasanikësh është kompliment. Fundja, kush do që t’i dalë kurrizi duke punuar, për të mos pranuar asnjë qindarkë nga partneri?
‘Nëse unë, si latine, fitoj më shumë se një burrë, ai duhet të bëjë dicka për ta rregulluar këtë’, – thotë Bella.
Disa njerëz besojnë se martesa me dikë për para mund të jetë një mënyrë për të shpëtuar nga presionet e të punuarit shumë gjatë gjithë kohës në një shoqëri kapitaliste. Ata mendojnë se duke gjetur një partner që mund t’ju mbështesë financiarisht, mund të keni një jetë më të rehatshme dhe bukur, pa stresin e punës së vazhdueshme me orë të gjata.
‘Ndonjëherë edhe unë joshem nga jeta luksoze, pa qenë nevoja të punoj, -thotë Bella. – Mund të martohesha me dikë vetëm për para. Ndoshta është e vërtetë, ndoshta jo. Por unë po e bëj gjithë këtë punë, për çfarë? Jam në të njëjtin vend ku isha, sepse gjithçka tjetër kushton më shumë.’
Femme fatale i kujton Bellës dhe ndjekësve të tjerë që t’i ngrenë standardet. Ajo thotë: ‘Të gjitha këto gra janë kaq të bukura, të zgjuara, të realizuara, argëtuese, si të thuash. Nuk ka asnjë arsye pse ta humbasin jetën me këta burra të mefshtë që s’dinë çfarë duan’.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co