Sport

PSG-Barcelona, vihen në pranga dy tifozë të katalanasve

psg barcelona vihen ne pranga dy tifoze te katalanasve
psg barcelona vihen ne pranga dy tifoze te katalanasve

PSG-Barcelona rezultoi ashtu siç pritej, një supersfidë, e cila dhuroi emocione dhe gola, ndërsa në fund buzëqeshën katalanasit pas suksesit 2-3. Jo gjithçka ka shkuar si duhet në “Parc des Princes”, pasi dy tifozë spanjollë u arrestuan nga policia e Parisit pasi u kapën duke bërë gjeste raciste dhe përshëndetje naziste.

“Gjatë ndeshjes PSG – Barcelona, policia ka arrestuar dy tifozë për gjeste që lidhen me krime të luftës dhe për fyerje publike të karakterit racist”, ka njoftuar Prefektura e Policisë në “Twitter”.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts