Bota Sport

PSG-ja po fiton “luftën” për të shitur Ugarten. Dorëzohet Junajtid, pritet të paguajë 51 mIilionë paund

psg ja po fiton luften per te shitur ugarten dorezohet junajtid pritet te paguaje 51 miilione paund




































Mançester Junajtid thuhet se është në prag të nënshkrimit të mesfushorit Manuel Ugarte nga PSG. Siç raporton “Get Football Neës France”, anglezët janë pranë rënies dakord për një tarifë prej 51 milionë paundësh (60 milionë euro) për mesfushorin uruguaian.

ugarde

PSG nënshkroi me Ugarten nga Sportingu vitin e kaluar për një shifër rreth 60 milionë euro, që do të thotë se klubi francez nuk do të humbiste financiarisht nga shitja e tij. Ugarte bëri përshtypje në fillimin e sezonit të kaluar për PSG-në, por humbi vendin e tij në skuadër dhe u konsiderua i papërshtatshëm për stilin e lojës së Luis Enrikes. Trajneri thuhet se ishte i shqetësuar për dobësitë e Ugartes në fazën e zotërimit të topit. Megjithatë, trajneri i Junajtid, Erik ten Hag, beson se 23-vjeçari mund të ketë një ndikim të madh në “Old Trafford”.

Por me gjithë vështirësitë e tij në “Parc des Princes”, Ugarte bëri 37 paraqitje sezonin e kaluar, ndërsa skuadra e Enrikes fitoi tripletën në Francë, Ligën e Parë, Kupën e Francës dhe Superkupën e Francës. Ai u la jashtë skuadrës për ndeshjen hapëse të PSG-së në Ligën e Parë kundër Le Havër. Junajtid ka qenë shumë aktiv në merkato deri tani, pasi skuadra e Ten Hagut kërkon të përmirësohet pas renditjes në vendin e tetë në Premier Ligës sezonin e kaluar. Sulmuesi Joshua Zirkze u bashkua nga Bolonja dhe shënoi në fitoren e vonë në debutimin e tij kundër Fulhamit. Mbrojtësi Leni Joro u transferua nga Lila për 52 milionë paund, por pësoi një frakturë në metatars gjatë fazës përgatitore. Junajtid ka transferuar edhe mbrojtësit Matajs de Ligt dhe Nuser Mazraui nga Bajerni i Mynihut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts