Bota

Putin nis manovrat? Gjenden parregullsi në dokumentacionin e kundërshtarit të liderit rus për “Presidencialet”

putin nis manovrat gjenden parregullsi ne dokumentacionin e kundershtarit te liderit rus per presidencialet
putin nis manovrat gjenden parregullsi ne dokumentacionin e kundershtarit te liderit rus per presidencialet

Komisioni Zgjedhor i Rusisë ka bërë me dije se ka gjetur nënshkrime të personave të cilët nuk janë më në jetë, në mes të më shumë se 100,000 nënshkrimeve të paraqitura nga Boris Nadezhdin, sfiduesi i presidentit Vladimir Putin, për zgjedhjet presidenciale të muajit të ardhshëm.

Nadezhdini, që ka dalë publikisht kundër luftës, rrezikon të skualifikohet nga votimi, çka sipas The Guardian nënkupton fitoren e sigurt të Putin.

Edhe pse Nadezhdini nuk është skualifikuar ende, në konferencën e së premtes, komisioni qendror i zgjedhjeve tha në një konferencë se një gjë e tillë mund të ndodhë shumë pranë ditës së zgjedhjeve.

Nadezhdin është thirrur të hënën në komision për shqyrtimin e çështjes.

“Ka gabime (në nënshkrimet e Nadezhdinit) që shkaktojnë habi. Kur shohim dhjetëra e dhjetëra njerëz që nuk jetojnë në listën e nënshkrimeve, vihen në pyetje normat etike, duke përfshirë edhe ato nga mbledhësit e nënshkrimeve. Në një farë mase, kandidati është i përfshirë drejtpërdrejt”, ka thënë Nikolai Bulayev, nënkryetari i agjencisë qeveritare shtetërore.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts