Shqiperia

Qasja e ekspertes, Irena Beqiraj: Kalimi i Albcontrol-it ne status pasiv, hapja e një agjencie të re, edhe shqetësimi i gabuar i mediave

qasja e ekspertes irena beqiraj kalimi i albcontrol it ne status pasiv hapja e nje agjencie te re edhe shqetesimi i gabuar i mediave
qasja e ekspertes irena beqiraj kalimi i albcontrol it ne status pasiv hapja e nje agjencie te re edhe shqetesimi i gabuar i mediave

Ekspertja e ekonomisë Irena Beqiraj është shprehur se deri sa Gjykata e Apelit të japë verdiktin, Albcontroll do të kalojë në statusin pasiv dhe operacionet që e tij do të kryhen nga agjencitë që mund të financohen tërësisht nga buxheti.

Sipas saj ato që janë kosto direkte që kurrë nuk do t’i kthehen shtetit janë shpenzimet e agjencisë që në asnjë rast nuk do i ngarkohen Albcontrol-it.

Ky i fundit sipas saj do të gëzojë i pashqetësuar pas mbarimit të gjyqit, të ardhurat e çliruara pa pasur asnjë detyrim ndaj buxhetit i cili financon deri në përfundim të procesit gjyqësor agjencinë.

Reagimi i plotë:

Qe kur gjykata Belge dha urdher bllokimin ne favor te Beketit, per pagesat qe Eurocontrol duhet ti kalonte Albcontrollit , Alb-kontroll humbi pjesen dermuese te te ardhurave , duke e bere te pamundur funksionimin operational te tij .
Si do te mund te financohej Albcontrolli e cila eshte SHA deri sa apeli te jap verdiktin e tij ?
Buxheti I shtetit I dha nje here kredi , po ashtu edhe Aviacioni Civil .

Mundesia per te financuar nje SHA me fonde te buxhetit eshte e limituar edhe e kufizuar nga ligji organik i buxhetit , nderkohe qe agjensite mund te financohen teresisht nga buxheti .

Pra shkurt , derisa Apeli te jap verdiktin Albcontrol kalon ne status pasiv , operacionet e tij I kalojne agjensise e cila mund te financohet nga buxheti.

Shume gazetare kane ngritur shqetesimin ku shkoi kredia qe shteti I dha Albcontrollit ? Ajo eshte detyrim qe albcontrolli do ta paguaje sapo ti lirohen te ardhurat ( pasi shteti shqiptar ose do te fitoje ose do te paguaje direkt nga buxheti detyrimin qe do te caktoje gjykata ) .

Ne kete manovor ato qe jane kosto direkte te buxhetit qe kurre nuk do ti kthehen shtetit jane shpenzimet e agjensise qe ne asnje rast nuk do i ngarkohen Albcontrollit. Ky I fundit pas mbarimit te gjyqit do te gezoje i pa shqetesuar te ardhurat e cliruara pa pasur asnje detyrim ndaj buxhetit i cili financon deri ne perfundim te procesit agjensine !

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts