Qiproja i bën thirrje BE-së për ndihmë pasi po përballet me një fluks të lartë emigrantësh sirianë

qiproja i ben thirrje be se per ndihme pasi po perballet me nje fluks te larte emigrantesh siriane
qiproja i ben thirrje be se per ndihme pasi po perballet me nje fluks te larte emigrantesh siriane

Qipro i bëri thirrje Bashkimit Evropian (BE) për të ofruar “ndihmë praktike” pasi ishulli lindor i Mesdheut po përballet me një fluks emigrantësh sirianë.

Ministri i Brendshëm Constantinos Ioannou ka thënë se Qiproja ka kapur 13 varka me gjithsej 739 emigrantë në bord në brigjet e saj juglindore gjatë tre ditëve të fundit.

Të gjitha varkat u nisën nga brigjet e Libanit, më pak se 200 km në juglindje të Qipros, ku pothuajse të gjithë pasagjerët ishin shtetas sirianë, shtoi Ioannou.

Ministri theksoi gjithashtu nevojën që fondet e BE-së të alokuara për Libanin të lidhen me përmirësimin e policimit të brigjeve dhe ujërave libaneze nga autoritetet lokale. Qiproja po kërkon gjithashtu mbikëqyrje të zgjeruar të bregdetit libanez nga Frontex, agjencia e sigurisë e BE-së.

Numri i përgjithshëm i refugjatëve sirianë që kanë mbërritur me varka në Qipro deri më tani këtë vit, sipas të dhënave zyrtare ka arritur në 2,500.

Presidenti Nikos Christodoulides ka thënë se ka pasur një bisedë telefonike me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen për të kërkuar ndërhyrjen e saj personale, duke thënë se Qiproja është “në një gjendje krize” si pasojë e fluksit të refugjatëve.

Qiproja, së bashku me vendet e tjera anëtare të BE-së, po avokon për shpalljen e dy rajoneve në Siri si të sigurta, gjë që do të mundësonte kthimin e emigrantëve sirianë. Megjithatë, sipas rregulloreve aktuale të BE-së, emigrantët nga Siria kanë të drejtën e mbrojtjes së refugjatëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →