Shqiperia

“Qytetarët presin që të bëhet hetim parlamentar i paanshëm”, Vokshi i shtrin dorën për bashkëpunim PS: Të zbatojmë rregulloren!

qytetaret presin qe te behet hetim parlamentar i paanshem vokshi i shtrin doren per bashkepunim ps te zbatojme rregulloren
qytetaret presin qe te behet hetim parlamentar i paanshem vokshi i shtrin doren per bashkepunim ps te zbatojme rregulloren

Ka nisur mbledhja e Komisionit hetimor për Shëndetësinë.

Kryetarja e komisionin Albana Vokshi, ka deklaruar se anëtarët e mazhorancës kanë shkelur katër herë rregulloren duke bojkotuar mbledhjet, cacka parashikohet në ligj se duhet të zëvendësohen me deputetë që kanë vullnet.

Ajo kërkoi që spot të zhvillohet një mbledhje normale.

“1/3  e komisionit mund të thërrasë në çdo kohë mbledhje e cila është e detyrueshme. Keni shkelur 4 herë ligjin dhe rregulloren.

Ligji thotë që nëse mungojnë anëtarët më shumë se tre herë ata duhet të zëvendësohen me deputetët që kanë vullnet.

Po ju shtrij dorën e bashkëpunimit që sot të kemi një mbledhje të rregullt. Qytetarët presin shumë nga ne. Presin hetim të paanshëm dhe transparencë”,

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts