Koodinatori i lëvizjes politike “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka komentuar aksion i fundit të SPAK, ku u lëshuan 50 urdhër arreste.
I ftuar në emisionin “Open” në News24, Lapaj se ky është një hap shumë i rëndësishëm përpara e Prokurorisë së Posaçme për të prerë lidhjet e politikës me krimin.
“Këta koka të grupeve kriminale janë zgjatime të politikës, të cilëve politika u kërkon vota, ndërsa vendosin totalisht nën ndikimin e tyre zonat ku banojnë. Këto sillen si çifligarë. Kjo goditje e SPAK është një dritë në fund të tunelit, një apel që iu drejtohet qytetarëve për tu bashkuar, për të mbështetur edhe SPAK, në goditjen që po bën”, tha Lapaj.
Ai u shpreh këto lidhjet e politikës me krimin, apo lidhjet e zyrtarëve të policisë të lidhur me krimin, duhet të trajtohen si tradhëti kombëtare dhe të dënohen minimalisht 25 vjet burg.
“Ato policët që i blenë edhe vetë këpucët e tyre, tradhëtohen nga ata shefat që i gjehen 3 mln euro pasuri.
Qytetarët nuk duhet të rrijnë pasiv. Këtu na ka dalë politika e lidhur me krimin, krimi i lidhur me policinë, pra e keqja është politika. Qytetarët përmes votës duhet të ndryshojnë politikën”, tha Lapaj.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co