Një çështje e re në shtëpinë e Italisë. Mbrojtësi i axurrëve, Francesco Acerbi u la jashtë grumbullimit nga trajneri Spalleti, pasi futbollisti i Interit përdori fraza raciste ndaj Juan Jesus, në ndeshjen ndaj Napolit. Numri një i pankinës së Italisë, Spalleti ka folur së fundmi për këtë temë.
“Nuk do të doja kurrë të isha në këtë pozicion këtu, por ne kemi përgjegjësinë e një sporti shumë të rëndësishëm për kombin tonë. Dhe, duke pasur parasysh atë që ka dalë, ne duhet domosdoshmërisht të veprojmë, edhe pse gjërat nuk janë sqaruar ende. Nga sa më tha Françesko, nuk ka asnjë incident racizmi. Por ne duhet të jemi të kujdesshëm për sjelljet tona, gjithçka që bëjmë dhe themi.”
Immobile? E di që është një futbollist i rëndësishëm në vitet e fundit, për Lacion dhe kombëtaren. Ai po kalon një moment ku nuk mund të shprehë potencialin e tij të plotë dhe unë duhet t’i marr të gjithë në konsideratë.” – Tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co